Nga arkiva – përballë Veliajt!
- Akil Kraja
- Jul 2, 2024
- 1 min read
Updated: Sep 26, 2024
Po rindaj një montazh të vjetër të para 6 vitesh si ish-këshilltar bashkiak. Skandali i 5D dhe i inceneratorit janë më simbolikët, më skandalozët e më të mëdhenjtë. Por fatkeqësisht, nuk janë të vetmit!
Tendera me 99% të vlerës. Betonizim i pafre. Ri-kioskizimi i Tiranës. Dhuna e Policisë Bashkiake. PPP i rindërtimit të shkollave...
E kemi denoncuar me dhjetëra herë Veliajn gjatë mandatit tij të parë, por censura, si e brëndshme dhe ajo mediatike, bënë që akuzat tona ndaj Veliajt të kalojnë në heshtje.
Jo të gjithë flasin për Tiranën, dje dhe më pak se sot.
Vota janë blerë, por dhe ne kemi përgjegjësitë tona. E dinim dje, e dimë dhe sot se cila është alternativa e vetme për të sjellë ndryshimin përballë këtij realiteti njëherazi kriminal e korruptiv.
Një zgjidhje që kalon nga "rithemelimi"...
Sot, disa vite më pas, teksa Belindi po korr revanshin e tij moral të 14 majit, opozita vijon të sulmohet në mënyrën më barbare e anti-demokratike deri në ndalimin e liderit të saj, ndërkohë që Tirana është ende në kërkim të daljes nga tuneli i errët i korrupsionit që dyshja Veliaj-Rama e kanë zhytur tanimë prej 9 vitesh.
Vitet kalojnë. Koha na dha të drejtë për të djeshmen. Do të na japë sërisht të drejtë nesër për çdo aksion të sotëm. Po fitojmë, dalëngadalë.
Një maratonë e pabesueshme, rraskapitëse, por e drejtë dhe jetike për të mbetur alternative morale, politike e fituese.
E dinim dje, e dimë dhe sot se cila është alternativa e vetme. Besoj se ajo del mjaftueshmërisht qartë nga mbyllja e këtij klipi pak minutësh. E shkuara nuk duhet të ripërsëritet...
Comentários