top of page

Krijimi Eco Tirana - atëherë kur askush nuk dëgjonte.

Updated: Jul 21, 2024


Fjala ime më 23 maj 2016 teksa votuam KUNDRA vjedhjes që sot të gjithë akuzojnë. Një analizë ligjore e para 8 viteve por që sot rezonon më shumë se kurrë! Denoncuam me termat më të fortë inceneratorin dhe EcoTiranën por këshilltarët bashkiak u 'izoluan' si kurrë ndonjëherë.


Nuk u dëgjuam, u censuruam, dhe madje dhe u luftuam, më së shumti madje së brendshmi teksa këshilltarët bashkiakë si unë duhet të luftonin deri tek zyra e Kryetarit për t'u dëgjuar, më kot.


Por nuk u dorëzuam dhe qëndruam deri në fund të kësaj beteje.


Ndaj sot, largimi i Erion Veliajt, ashtu si dhe dënimi i tij është një shpagim për të gjithë qytetarët e Tiranës të cilët kërkojnë drejtësi dhe një qeverisje realisht europiane për Kryeqytetin.


Comments


bottom of page