top of page

15 vite NATO: përtej celebrimeve, një projekt i pa-përfunduar?

Updated: Jul 21, 2024


Të dhëna kufitare TIMS të vjedhura; radarë që fikenpër të kaluar skafe kontrabandë;  helikopterë ushtrie qëtransportojnë drogë; baza ushtarake ku mbillet kanabis; porte ushtarake që falen për resorte; sistemeinformatike kombëtare që shiten në tregun e zi etj. Këto skandale nuk ndodhin në Afrikë, por në një vend anëtar të NATO-s.

 

Ndaj ky përvjetor dëshmon nga njëra anë meritat e shkuara të të djathtës shqiptare, por nga ana tjetër dhe faktin që suksesi i anëtarësimit nuk do të përkthehejdetyrimisht në më shumë mirë-qeverisje për vendin.

 

Integrimi në NATO është një investim i brëndshëm, një vullnet lartësimi në standartet ushtarake e politike të një aleance perëndimore, euroatlantike e demokratike.

 

Gabojnë rëndë ata që e shohin aleancën vetëm me ngjyrat e ushtrisë. NATO është mbi të gjitha një aleancë politike. Një objektiv ushtarak për të mbrojturnjë realitet politik. Një mbrojtje e përbashkët, për vleratë  përbashkëta.

 

Në këtë sens, promovimi i një jugofilie antikombëtare, i kriminalizimit të politikës së brendshme, kapja e drejtësisë, korrupsioni galopant dhe megalomanizmidiplomatik, janë të gjitha në vetvete nisma qëkontrastojnë thellësisht me angazhimet e vleratpërbashkuese që rrezaton aleanca e atlantikut.

 

Përse një ushtar i një vendi anëtar duhet të vendosë në rrezik jetën e tij për një qeveri që mbahet në këmbë me krim, me shpopullim, me vjedhje votash, me korrupsion e vendimarrje autoritare? Përse duhet të paguajnë shtetet anëtare për sigurinë tonë nëseqeverisja jonë nuk ndan të njëjtat vlera me kartënthemeluese të NATO-s?

 

E djathta shqiptare nën drejtimin e ish KryeministritBerisha bëri gjithçka për të përshpejtuar këtë proçeshistorik. E majta nën drejtimin e Ramës bëri gjithçkakundra këtij proçesi.

 

E si mundej ndryshe? "Nata" siç e quante Rama, nuk mund ta pranonte cënimin e sovranitetit të një vendi demokratik. Tims, radarët, e-albania, openbalkans, helikopterët që nuk riparohen kurrë, dosjet anti-atlantike janë të pafundme.

 

Në këtë realitet të ri, e djathta ka detyrimin që ta çojë deri në fund rrugëtimin transformues. Anëtarësimi ushtarak nuk mjafton. Përvetësimi i vlerave politike është një detyrim i paplotësuar. Një detyrim ndaj partnerëve amerikane e europianë, por dhe ndaj shqiptarëve të këtushëm e në diasporë.

 

E djathta ka nevojë urgjente të dalë me një alternativë qeverisëse, pse jo me një "doktrinë kombëtare" të re e cila garanton plotësimin real të kushteve të të qënurit anëtar i NATO-s.

 

Përtej çështejeve të sigurisë e të garantimit të sovranitetit territorial kolektiv, ne kemi nevojë të flasim dhe për sovranitetin ushqimor, sovranitetin teknologjik e atë energjetik. Çështje gjithnjë e më të mprehta brenda aleancës teksa armët e reja nuk janë më ushtarake por shpesh herë tregtare e informatike.

 

Kemi nevojë të flasim për mënyrën sesi do të rikthejmë sovranitetin territorial në vend përballë forcës së krimit të organizuar ndërkombëtar i cili ka gjynjëzuar administratën, policinë e politikën e vendit, por dhe fshatra të tërë ku forca e shtetit nuk çan dot kordonet e korrupsionit lokal.

 

Sot Shqipëria ka nevojë për një rikthim të të djathtës shtet-formuese, menaxheriale, strategjike e patriotike si ajo që Sali Berisha i ofroi vendit në mandatin e parë 2005-09.

 

Faktori shqiptar ka nevojë për një hapësirë kombeuroatlantike që integron njëherazi problematikatvendore, ballkanike e ato kontinentale të një popullatee cila është sa kombëtare, rajonale por dhe diasporë. Pritshmëritë e këtyre tre niveleve janë jashtëzakonishttë larta ndaj sigurisë që rrezaton shteti mëmë. Për këtoe të tjera arsye, ky përvjetor i 15-të, më shumë se celebrim, mbase është një kushtrim për të djathtënshqiptare për të përmbyllur një projekt që vetëm ajo mund ta realizojë. Një projekt për një shekull shqiptartë Ballkanit, në Europë.

Comments

Couldn’t Load Comments
It looks like there was a technical problem. Try reconnecting or refreshing the page.
bottom of page